Rreth Nesh
Rreth Nesh
Uma District prezenton jetesën bashkëkohore të rregulluar sipas standardit më të lartë të arkitekturës moderne, e aplikuar në qytetet e së
ardhmes si kusht për akomodim në shekullin 21.
Lindja e diellit do ta karakterizojë këtë distrikt, që nga orët e hershme të mëngjesit për të reflektuar shpresën e ditës së re nën rrezet e vizionit të mirëqenies, deri tek qetësia e mbrëmjes që vjen nga pamja shumë ngjyrshe në horizontin e perendimit.


HAPËSIRAT E GJELBRA DHE REKREATIVE
Uma District do të ketë zonat e gjelbëra me hapësira të rregulluara në harmoni me dizajnin arkitektonik të lagjës, duke mundësuar ajr të pastër, me mini parqe të cilat krijojnë mikro-klima, për të kompletuar ambientin e pastër që komplimenton jetën bashkëkohore.
Hapësira e gjelbër poashtu do të ketë edhe këndin e fëmijëve ku është parashikuar që familjet të kenë më shumë opsione në Uma District për të kaluar kohë kualitative. Të gjitha janë të konceptuara sipas standardit më të lartë të jetesës që hapësirat e gjelbra dhe rekreative të jenë prezente dhe të aksesshme për të gjithë banorët e Uma District
Sipërfaqja
e ndërtuar
Infrastruktura
Gjelbërim
Parkingje dhe
hapësira ndihmëse

Vlerat tona
Në çdo mëngjes, lindja e diellit do të ndriçojë ballinën e ndërtesave të Uma District, për të transmetuar pozitivitet në zgjuarjen tuaj të hershme. Shpresa e dritës mëngjesore, që depërton në dritaren e dhomës, shpërndan energji të mirë që inspiron në vazhdim vizionin ditor
Qëndrimi në qetësi të përkryer banimi, pamje që jep perspektivën e kryeqytetit në pëllëmbën e dorës, lartësi mbidetare optimale, lëvizja e lehtë, qasja urbane, siguri e rehatshme, arkitekturë e veçantë kontemporane, dhe shume preferenca tjera që simulojnë ndjenjën e të qenurit në utopi
Në pjesën më të rëndësishme të ditës do të përjetoni qetësinë e perendimit të diellit në ngjyrat magjike qiellore që krijojnë atraksion shpirtëror. Kjo qetësi e marrë në këtë pjesë të ditës, vjen me butësinë e diellit që merr trajektoren, përjetësisht magjepëse, në paralajmërimin e natës.
Përmbushjen e vlerave të Uma District e bënë plotësimi i ciklit jetësor nën ndriçimin e hënës që reflekton dritën e diellit përgjatë tërë natës.
Finesat e lagjes

Lokale Afariste

Park argëtimi

Parkingje nëntokësore

Siguri Maksimale

Kafiteri dhe restaurante

Markete ushqimore

Siguri Maksimale

Parkingje nëntokësore
3D APARTAMENTET
Shiko apartmanetet tona në 3D dhe zgjidh banesën tënde të ëndrrave!